6.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    REPLIKAT/ Rama e Berisha përplasen ashpër në Kuvend: Ulu aty o non grata, se je i padëshiruar

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën menjëher pasi kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit, ku edhe pranoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon për karburantet.

    Kërkesa e Sali Berishës për të marrë fjalën në Kuvend pasi mbaroi kryeministri Edi Rama ka shkaktuar debat dhe momente tensioni në seancë.

    Kryetarja e Kuvendit, Lindit Nikolla i ka dhënë fjalën Fatmir Mediut, ndërsa krah Berishës ka ardhur edhe Flamur Noka i cili duke ngritur zërin nga fundit i sallës së Kuvendit kërkonte fjalën për Sali Berishën.

    Vetë ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza për më shumë se dy minuta duke mos i lënë radhë Fatmir Mediut të flasë nga foltorja e Kuvendit.

    Në këtë moment një ndërhyrje ka ardhur edhe nga Edi Rama i cili ka thënë se nuk ka procedurë për personat “non grata”

    Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar

    Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht, jo për Kuvendin.

    Nuk ka procedurë për non gratat, je i padëshiruar.

    Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë?

    Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

    Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq Kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

    Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit