13.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Replikuan në distancë me njëra-tjetrën, si qëndron e vërteta e marrëdhënies së Olta Gixharit dhe Luana Vjollcës

    Një këngë e vendosur live në “Dancing With the Stars” të premten duket se ka krijuar një dramë të re në showbizz-in shqiptar.

    Bëhet fjalë për “Benzina”nga Luana Vjollca e cila u bë “play” nga anëtarja e jurisë Olta Gixhari. Kjo e fundit kritikoi konkurrentët pse kishin zgjedhur “Gasolina”, duke thënë se në fakt ne kemi këngë shumë më të bukura shqiptare.

    Si për t’i kthyer thumbin, Luana publikoi në Instagram: “Kujt i mungova”, ndërsa në sfond ishte vendosur pikërisht kënga “Benzina”.

    Prej dy ditësh kjo është raportuar në media si tallje e Olta Gixharit ndaj Luana Vjollcës. Por nëse i hidhni një sy profilit të Oltës dhe Luanës do shihni se ato e ndjekin njëra tjetrën.

    Madje së fundmi, pas spektaklit të së premtes, Olta ka pëlqyer një foto të publikuar nga Luana Vjollca.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit