16.5 C
Tirana
E hënë, 20 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Reuters zbulon se nuk na e ka fajin vetëm Bullgaria, dhe lajmi i keq është se nuk dihet nëse Shqipëria do hyjë në BE ndonjëherë

    Ukraina dhe Moldavia janë dy shtetet më të reja me statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

    Vendimi i BE, duke përshpejtuar procesin, lidhet me agresionin rus ndaj Ukrainës prej 24 shkurtit, ndërsa luftimet vijojnë prej 119 ditësh.

    Samiti dy ditor i vendeve anëtare të unionit, konkludoi me një lajm të mirë për Ukrainën në luftë tashmë dhe Moldavinë e rrezikuar në çdo moment dhe që fati i saj lidhet me atë të fqinjit lindor, nën pushtimin rus.

    Megjithatë, rrugëtimi i këtyre dy vendeve drejt BE do të jetë i gjatë dhe Brukseli ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë në aspektin e përmbushjes së kritereve.

    Por një lajm të mirë BE nuk kishte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të disatin vit radhazi.

    Bashkimi Europian nuk diskutoi dhe as përfshiu në agjendë çeljen e negociatave për Shqipërinë.

    Qëndrimi i 28 vendeve anëtare nuk lidhet domosdoshmërisht me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, por me progresin individual që kanë bërë qeveritë në kuadrin e reformave të integrimit.

    Sipas Reuters, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë shënuar arritjet e kërkuara nga Brukseli dhe për rrjedhojë procesi ka ngecur në vend.

    Dhe për këtë arsye, zgjerimi drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor është stopuar.

    “Hezitimi ndaj zgjerimit të BE-së ka ngadalësuar progresin drejt anëtarësimit për një grup vendesh të Ballkanit: Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, liderët e të cilave takuan homologët e tyre të BE-së në Bruksel në mëngjes”, shkruan Reuters.

    Shqipëria ka që nga qershori i vitit 2018 që pret të hapen negociatat e anëtarësimit, por edhe kryeministri festoi me shampanjë 4 vit me parë ‘arritjen historike’, një gjë e tillë në realitet nuk ndodhi.

    Dhe sot e kësaj dite, integrimi i Shqipërisë në BE ka ngecur në vend numero.

    Lajm akoma më i keq është se nuk dihet edhe sa vite do të presë Tirana për të marrë dritën jeshile nga BE, për nisjen e bisedimeve, anëtarësimi si vend me të drejta të plota në BE, as nuk imagjinohet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit