I pranishëm në takimin e Sali Berishës me banorë të njësisë 5 në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj kërkoi reagim qytetar për gjendjen ku ndodhet vendi.
Duke cituar Kantin, ai tha se askush nuk mund të ankohet kur shkelet me këmbë përsa kohë zvarritet tokës si krimb.
“I dashur Doktor, Shqipëria në rrezik e ç’më duhet mua? Do të vazhdojmë të jemi këtu? Emanuel Kanti ka thënë: Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë?
Ne duhet të jemi në këmbë, nuk ka rrugë tjetër! Të kërkojmë atë që na ka humbur, na ka humbur dëshira, personaliteti, emri, atdheu. Ikën deti sikur nuk ka ikur njeri, 12 milje i zini në gojë gjëkundi”, tha ai.