Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të kishte zgjedhur rrugën e lehtë duke iu bashkuar partive të mëdha, por theksoi se ka vendosur të ndjekë një tjetër rrugë.
“Mund të kishim zgjedhur një rrugë të lehtë, siç e zgjedh një pjesë jo e vogël në këtë vend, të atashohet me pushtetin, të atashohet me interesat e mëdha, t’i bjerë shkurt, të mos prishë terezinë e vet dhe të mos sakrifikojë asgjë”, tha Lapaj.
Kur iu vu në dukje se publiku ende mund të ketë dyshime nëse do të atashohet apo jo me pushtetin, Lapaj u përgjigj: “Publiku mund të ketë dyshime gjithë ditën dhe gjithë natën, por është fakt që unë personalisht kam që 22 vjeç, kur kam qenë në fund të studimeve të mia, e deri sot që jam 37, po bëhen 15 vite që jam në opozitë qytetare si aktivist dhe tani në politikë. Nëse doni që unë të shkoj 62 vjeç që të bindeni… këtu do jemi”, shtoi Lapaj.