16.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Revoltohet Armand Shkullaku: Absurde që njerëzit të mendojnë se vendi po ecën mirë, ne s’kemi ujë të pimë

    Armand Shkullaku ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të komentuar rreth matjeve të katërta politike.

    Ai tha se i duket absurde që 45% e qytetarëve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, pasi siç u shpreh ai kanë kaluar 12 vite të udhëhequr nga një njeri dhe njerëzit gjithmonë kanë prirje të shfaqin pakënaqësi.

    “Më duket absurde që 45% e njerëzve këtu mendojnë se për 12 vite një njeri i vetëm po qeveris siç duhet. Këtu s’ka akoma ujë të pijshëm, ka probleme ekzistenciale, ndaj mendoj se totalja duhet të ishte pakënaqësi e shoqërisë”,-tha Shkullaku.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit