Çim Peka është revoltuar me analistët që kritikojnë Sali Berishën.
Ai ka postuar një thënie të Pjetër Arbnorit për socialistët, duke thënë se ai bëri burg për idealizëm.
“Ky intelektual i sakrifices njerezore per liri dhe te drejta, beri 28 vjet burg ne Burrel, pasi me idealizmin e tij formesoi nje parti politike ne fillimet e regjimit te Enver Hoxhes.
Po te ishin “opinioniste” ne ate kohe keto jarge te mediave te sotme si Batoni, Kreshnike Spahiu, Ngjela, Idajet Beqiri e plot te tille, do te ngulnin kembe se faji eshte i Arbnorit qe nuk frymezoi, jo i Enver Hoxhes qe e arrestoi.
Ne kete pike kemi arrit sot”, shkruan ai.
Tani të komentosh Çim Pekën është paksa e tepërt, por harron që Ngjela ka bërë burg në atë kohë për të cilën shkruan ai.




