5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Revoltohet deputeti demokrat i Lushnjes: Na kanë vendosur dhe taksë mushkonjash

    Në një dalje për mediat deputeti i PD, Saimir Korreshi, u shpreh se rruga ku do të vendoset trau në Divjakë, është e vetmja rrugë që të çon në plazhin publik.

    “Është e turpshme që ministrja të thotë se kjo rrugë nuk të çon në plazhin publik.

    Kjo është e vetmja rrugë që të çon në plazhin publik dhe plazhi publik do të jetë i vetmi që do të paguajnë me lekë.

    Te ky plazh vihet vetëm nga halli sepse ministria nuk ka bërë asgjë.

    Ka papastërti në nivele alarmante dhe nuk ofrohet asnjë lloj shërbimi.

    Është i vetmi det që nuk i ka dalë akoma pronari. Ku do ta vërtetojnë ata se janë banorë, meqë thonë se banorët e zonës s’do paguajnë taksë? Nuk ka logjikë.

    Bashkia Divjakë këtu po vjedh 100 lekë. 7 taksa për të hyrë në plazhin e Divjakës për të bërë një plazh të varfër.

    Nuk është plazh si i Palasës ky. Është i vetmi park në Shqipëri që është ruajtur nga banorët.

    Ministrja duhet të heqë një herë e më parë nga ideja e çmendur, po taksohet ajri.

    Paguajmë dhe taksë mushkonjash. Ka vendosur taksë mushkonjash”- u shpreh Korreshi.

    Deputeti demokrat tha se do të kërkojnë në Kuvend interpelancë me ministren e Turizmit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit