Fatos Lubonja është revoltuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që nuk e njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së.
I pyetur se çfarë e këshillon Sali Berishën në këto momente, ai tha se duhej të bëjë revolucion me dhunë, se nuk ka revolucion paqësor.
“Revolucion domethënë t’i marrësh ata gjyqtarët prej bythe dhe t’i çosh atje ku e kanë vendin.
Se revolucion pa dhunë nuk ka.
Revolucioni duhet të ndryshojë elitat me forcë”, tha Lubonja.
Ai sulmoi dhe Amerikën dhe ambasadoren Yuri Kim, me tone raciste, duke e quajtur kineze.
“Nuk do pyesim këta amerikanët që na tregojnë përralla, ce me emra latinë si Escobar e ca kinezë, se nuk dua dhe të tregohem racist”, ka thënë ai.
Lubonja tha se fajtori i madh është Edi Rama, se po na çon në luftë civile.