Këngëtarja Ronela Hajati e cila na përfaqëson në Eurovizionin e këtij viti me këngën ‘Sekret’ ndodhet në Spanjë bashkë me ekipin e Radio Televisionit Shqiptar për promovimin e këngës përfaqësuese në botë.
Këngëtarja prej kohësh ka vënë në dukje që shqiptarët në shumicën e kohës vetëm dinë të bullizojnë, dhe se nuk ka marrë mbështjtje për përfaqësimin e saj në Eurovizion.
Së fundmi duket se është nervozuar me disa prej tyre, pasi ka parë se si në Barcelonë, njerëzit e kanë përgëzuar atë për muzikën e saj, dhe askush nuk është është marrë me peshën e saj.
Ronela në një reagim të bërë në InsatStory, ka shkruar me ironi edhe për komentet e shumta që merr së fundmi nga shqiptarët që e quajnë “lopë” apo “balenë”, për shkak të kilogramëve të tepërt.
“Mirëmëngjesi! Sot kemi pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny (qesharak) dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta ja “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…jam kaq e lumtur që ju kam! Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela në instagram.