20.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rezart Veleshnja flet i përlotur për largimin nga Top Channel pas 17 vitesh

    Aktori i humorit Rezart Veleshnja e pati të pamundur të mbante lotët teksa u pyet nga Rozana Radi në emisionin “Një gotë rose” në MCN për karrierën e tij në “Portokalli” dhe largimin nga spektakli i humorit.

    “17 vjet,” tha ai duke u përlotur. “Është punë, punë e madhe shumë. Kam qenë që fëmijë. Kam dhënë shpirtin.”

    Veleshnja rrëfeu se rrugëtimi në “Portokalli” nuk ka qenë i thjeshtë për të, pasi ka pasur gjithmonë njerëz që nuk e kanë mirëpritur pjesëmarrjen e tij në trupën e aktorëve. “Kishte raste që kthehesha me lot në sy në shtëpi,” u shpreh ai.

    Përsa i përket largimit të befasishëm pas 17 vitesh, Veleshnja tregoi se dha dorëheqjen.

    “Unë dhashë dorëheqjen sepse erdhi një moment që mbase dhe u lodha pak. Mbase u lodha dhe thashë: ‘Po tërhiqem më mirë’. Nuk kam asnjë gjë [me drejtuesit]. Mirë do të ishte të ishim ndarë [me një shtrëngim duarsh], pavarësisht se Vjollca [Hoxha] nuk është më në drejtim, janë vajzat, por mirë do të ishte të kishte një shtrëngim duarsh, por nuk e kisha mundësinë sepse Vjollca nuk ishte aty. Do ishte mirë, por absolutisht unë nuk kam asnjë hatërmbetje.”

    Ai theksoi se pavarësisht se nuk është më pjesë e Top Channel, është mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin që ka pasur në karrierën e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit