27.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ricky Martin akuzohet për abuzim dhe incest: 50 vjet burg nëse shpallet fajtor

    Ricky Martin po përballet me akuza për abuzim në familje nga nipi i tij, Dennis Yadiel Sanchez, akuza të cilat janë mohuar nga ekipi ligjor i këngëtarit.

    Sanchez, 21 vjeç, pretendon se ai dhe Martin, 50, kishin një marrëdhënie seksuale për 7 muaj. Dyshja thuhet se u ndanë dy muaj më parë, por Martin nuk e priti mirë. Sanchez pretendon se xhaxhai i tij e telefonoi me këmbëngulje dhe i shkoi në shtëpi.

    Martin i ka quajtur akuzat “plotësisht të rreme”. “Ricky Martin nuk ka pasur kurrë asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”, tha një avokat i këngëtarit të premten.

    “Fatkeqësisht, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor,” tha avokati i Martin, Marty Singer për Deadline. “Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë kurrë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por është e neveritshme.”

    “Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën që i nevojitet kaq urgjentisht,” tha Singer. “Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të hidhet poshtë sapo një gjykatës të shikojë faktet.”

    Çështja do të shqyrtohet më 21 korrik në Puerto Rico. Nëse shpallet fajtor, Martin mund të dënohet me 50 vjet burg.

    Këngëtari gjithashtu është paditur me një shumë prej $3 milionë nga ish-menaxherja e tij në lidhje me disa komisione të papaguara. Padia gjithashtu thotë se Martin ofron “një mjedis pune toksik”. Ish-menaxherja pretendon se Martin e ka “kërcënuar” atë të mbajë gojën mbyllur dhe të heshtë, por ajo nuk e ka lënë me kaq.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit