Dje qarkulloi kudo lajmi se Ricky Martin do të vijë në Tiranë më 20 korrik të këtij viti dhe mesa duket, lajmi është i vërtetë!
Vetë këngëtari latin e ka konfirmuar duke e postuar në Instastory, shoqëruar edhe me këngën e tij ikonike, “Livin’ La Vida Loca”.
Edhe kryeministri Edi Rama e ka postuar lajmin në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar:
“Livin’ la vida loca.
Come on! Ricky Martin, për herë të parë në Tiranë.”