10.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rike Roçi vë në siklet MC Kreshën: Pse më ke bërë bllok në Instagram

    Mc Kresha ishte mbrëmë i ftuar në “Top Arena”, meqë ka nisur edhe Euro 2024. Megjithatë, ai s’i shpëtoi një pyetjeje të beftë nga Rikja, e cila e pyeti se pse i kishte bërë block në Instagram.

    Ajo ishte live nga vendi ku tifozët po ndiqnin ndeshjen Gjermani-Skoci, dhe e pyeti reperin se përse e ka bërë bllok në Instagram.

    Reperi iu përgjigj se nuk e dinte që e kishte bllok.

    Biseda mes tyre:

    Rike Roçi: Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por mesa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse.

    MC Kresha: Për Zotin, nuk e di.

    Ed Manushi: Mos e ngatërron me Capital T?

    Rike Roçi: Jo, jo është MC Kresha dhe unë akoma nuk e di pse.

    MC Kresha: Për Zotin nuk e di.

    Rike Roçi: Kresha kontrollo telefonin.

    MC Kresha: Më beso që nuk e kam këtu telefonin.

    Ed Manushi: Se mos e ke ngacmuar çunin?

    Rike Roçi: Joo. Kresha kur të dalësh nga emisioni kontrollo telefonin dhe ma hiq bllokun.

    MC Kresha: Ok, të premtoj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit