9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Riken e lënë nervat, përplas shishen mbi tavolinë mes ulërimave: Më çmende o njeri!

    Jeta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk është edhe aq e lehtë dhe e këndshme sa ç’mund të duket nga ekrani.

    Banorët duhet të privohen nga shumë faktorë të jashtëm, e për rrjedhojë këto ndikojnë në gjendje e tyre emocionale.

    E fundit që nuk ka përballuar dot debatin, duke bërë që të shpërthejë në të bërtitura është Rike Roçi.

    Gjatë një debati me Julian Dedën, Rikja është revoltuar nga fjalët e tij, dhe ka nisur të thërrasë duke përplasur në tavolinë edhe një shishe që kishte në dorë.

    Si dëshmitare e gjithë skenës, Erjola Doçi i kërkoi Roza Latit që të shkonte dhe ta qetësonte.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit