Bastet sportive do të rikthehen ligjërisht online në 2023, ku regjistrimi i personave që duan të vënë skedina pritet të bëhet me kartë identiteti.
“Licensat e këtyre kompanive do të kontrollohet nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë i kontrolluar në shumën që do të luajë. Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur ti marr kaq shumë para të luajë në një ditë. Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi.”- tha Endrit Hoxha, zv.ministër i Sportit.
Të ardhurat e vjeljes nga lojërat e fatit do të shkojnë për investimin në sport. Tch ka siguruar draftin paraprak e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ku përcaktohet se si do të përdoren këto para, ku duket se prioritet do të jetë financimi i veprimtarive sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, sportit shkollor dhe universitar, përmirësimi i infrastrukturës sportive, gjithashtu për trajnime të burimeve njerëzore e promovimi i gjithpërfshirjes në sport.
Ministria e arsimit parashikon krijimin e fondit kombëtar të zhvillimit të sportit nga të ardhurat e nga bastet sportive dhe lojërat e fatit dhe do të jetë ajo përgjegjëse për monitorimin e përdorimit të fondit. Por kush mund të jenë përfituesit?
MINISTRIA E ARSIMIT:
“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në: Masivitetin e veprimtarisë sportive; Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta; Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare.