27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rikthehet dashuria mes Berishës dhe Grida Dumës: Ajo është si Nora e Kelmendit

    Sali Berisha ka shprehur vlerësim për deputeten Grida Duma, ndonëse fillimisht ajo nuk e mirëpriti kthimin e Berishës në politikën aktive duke thënë se koha e tij kishte përfunduar.

    Berisha duket se e vlerëson Grida Dumën për përgjigjet që i jep Edi Ramës, ndaj thotë se nëse do të kishte një emër të dytë, do të quhej Nora e Kelmendit.

    “Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit. Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte.

    Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar.

    Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali”, tha Berisha, i cili vite më parë thuhej se i recitonte poezi darkë më darkë Gridës, në zyrën e tij.

    Për Lulzim Bashën thotë se ishte “aksident”, ndërsa Ilir Metën e cilësoi trim.

    Një koment e kishte dhe për dy ministre të Ramës, Elisa Spiropalin për të cilën tha “sakrifikon veten për hiçin”, ndërsa për Ballukun tha se është “Miss hedonizmi, për të mos i thënë Miss bifteku”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit