24.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rita Ora veshi një uniformë shkolle për të parë koncertin e Madonna-s dhe të gjithë u çuditën

    Të gjithë sytë për momentin janë te turneu i Madonna-s dhe të shumtë kanë qenë miqtë e famshëm që e kanë ndjekur nga afër koncertin e divës së popit.

    Rita dhe bashkëshorti Taika Waititi iu bashkuan turmës për të festuar katër dekada hite muzikore të Madonna-s. Por Rita, një fanse e zjarrtë e divës, zgjodhi një pamje të pazakontë për një koncert.

    Një uniformë e vjetër shkolle?!?! Nuk na bëjnë sytë, jo! Këngëtarja postoi një set fotosh nga koncerti, në të cilat shihet duke pozuar pranë një kartoni me imazhin e Madonna-s, ndërsa ka veshur një këmishë të bardhë të zbërthyer në mënyrë seksi, kravatë të zezë, minifund, geta dhe çizme mbi gju.

    Të kuptohemi, ne nuk kemi asgjë me zgjedhjen e Rita Orës sepse ajo sërish duket bukur, por pyetja është: ku u frymëzua ajo për këtë veshje? Lidhet me detajet katolike të Madonna-s që shfaqet në skenë me kryqe e kurora në kokë, rikthim në fëmijërinë e saj që thotë se e ka kaluar duke dëgjuar muzikën e ikonës së popit apo thjesht një zgjedhje e momentit?

    Ende nuk e dimë përgjigjen e saktë! Le të presim…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit