19.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rita Petro flet për puthjen e parë me një shoqe dhe ndjesitë e përjetuara

    E ftuar në “S’e Luan Topi”, Rita Petro foli për dashurinë e parë dhe rrëfeu për puthjen e saj me një vajzë.

    E pyetur nëse përvoja në roman na përshkruan një përvojë personale seksuale me një vajzë, Rita u përgjigj:

    “Shiko, vajzat e vogla janë gjithmonë shumë të lidhura me shoqet dhe prindërit janë shumë më rehat për këtë. Ne rrinim, flinim dhe mund të kalonim kohë pa fund me shoqe dhe kjo nuk ka lidhje me eksperiencën seksuale, sa ka lidhje me disa ndjesi të fshehta, të cilat unë i quaj “elektricitet”. Ne nuk kishim asnjë njohuri, sepse askush nuk na tregonte se si do të ishin eksperiencat seksuale, por trupi vetë, hormonet e gjithçka tjetër janë ngacmuese”.

    Ajo tha edhe se rreket të tregojë “një lidhje të fuqishme, jo aq lidhje seksuale mes dy shoqeve, të cilat kanë dëshirë të puthen sikur duan të krijojnë një eksperiencë të parë se si do të ndodhë kur të puthen me një djalë”.

    Më tej, vijoi: “Me shoqen ti e ke shumë kollaj ta bësh këtë gjë” dhe theksoi se shumë njerëz që e kanë lexuar romanin “Lindur së prapthi”, kanë pohuar se u kanë ndodhur e njëjta gjë.

    Rita u shpreh se nuk ka pasur përvojë seksuale me një grua, pasi nuk ka këtë prirje seksuale dhe pavarësisht se ka shkruar poezi mbi këtë temë, i referohet më shumë ndjesive të çiltra, sesa eksperiencave intime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit