17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Robert Aliaj sulmon Xhensila Peren: Ke dështuar si njeri, se s’ke as burrë e as familje

    Dy këngëtarët Robert Aliaj dhe Xhensila Pere janë përfshirë në një debat të zjarrtë, ndërsa janë opinonistë të shout me emrin “Love Story”, ku të rinjtë shkojnë për të gjetur partnerin e jetës.

    “Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e sukseshme në jetën e saj familjare dhe profesionale. Askush nuk e ka të drejtën morale të japë leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, tha Robert Aliaj për këngëtaren Xhensila Pere, gjë që solli reagimin e saj.

    Xhensila: Kam vetëm një pyetje: Kush je ti që më fyen në këtë farë pike?

    Roberti: S’të kam fyer fare. Ideja ishte që nuk më pëlqeu fare mënyra sesi i ndërtoni gjërat me orientime.

    Xhensila: Kush je ti që e cilëson suksesin tim? Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm sot duhet të krijosh familje? Ku është e shkruar çfarë moshe duhet të krijoj unë familje?

    Roberti: Unë e kuptoj që është shumë e ashpër, po ti kush je që jep mend dhe mund të bëhesh 50 vjeçe dhe mund të mos gjesh burrë për vete. Këtu duhet të vijë të jap opinion një person që ka familje dhe ka eksperiencë, di vlerat e familjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit