11.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca, reagon kjo e fundit

    Një bisedë e zakonshme mes djemve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren e njohur, Argjira Spanca.

    Gjatë një diskutimi me banorin tjetër, Rogerti e ka pyetur nëse e njihte Argjirën dhe më pas ka shprehur hapur vlerësimin e tij të lartë për të. “Ajo më pëlqen shumë”, është shprehur ai fillimisht.

    Kur Shënderiti e pohoi duke thënë se “e mirë është”, Rogerti ka këmbëngulur duke listuar cilësitë që vlerëson tek ajo:

    “Jo më pëlqen kështu… E urtë, e mirë, e saktë”. Ai nuk është ndalur me kaq, duke shtuar se Argjira ka personalitet: “Po po, ka karakter, ka qëndrim”.

    Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga vetë moderatorja. Argjira Spanca e ka shpërndarë videon e momentit në llogarinë e saj në Instagram, duke e shoqëruar me një reagim plot humor dhe vlerësim.

    “Dika me fol gjera te mira Rogerti ????????”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se i ka ardhur mirë për fjalët e thëna.

    Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca,

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit