11.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rogerti përplaset sërish me Selin: Ti do vetëm burrat me para

    Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” po rriten dita-ditës, dhe Rogerti është sërish në qendër të vëmendjes. Gjatë ditës së sotme, ai u përfshi në një debat të fortë me konkurrenten Selin, duke përdorur fjalë të rënda që shkaktuan reagime të shumta.

    “Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë”, i tha ai Selinit, duke e akuzuar për interes material. Kjo deklaratë erdhi vetëm pak orë pasi Selin ia kishte pranuar faljen për një konflikt të mëparshëm.

    Ky nuk është incidenti i parë: Rogerti është kritikuar shpesh për mënyrën e komunikimit dhe gjuhën konfrontuese brenda shtëpisë. Edhe në spektaklin e së martës, ai u bë qendra e diskutimit për sjelljen e tij ndaj Selinit dhe banorëve të tjerë, duke nxitur reagime të forta si nga publiku brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

    Rogerti kishte lënë përkohësisht shtëpinë të martën, por u rikthye shpejt pas një vizite në studio, duke vijuar lojën me të njëjtin intensitet. Qasja e tij direkte dhe sfiduese po e bën një nga figurat më polemike dhe të ndjekura të këtij sezoni.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit