13.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Romeo tregon arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi

    Lidhja e dashurisë së Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshaj ka qenë tepër e përfolur gjatë kohës kur dyshja ishte me njëri-tjetrit.

    Aleksia dhe Romeo madje u përfolën se e kishin bërë lidhjen e tyre serioze por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja i dha fund lidhjes dhe arsyet e vërteta nuk u zbuluan kurrë.

    Vajza e ministrit Niko Peleshi deklaronte se e dashuronte marrëzisht Romeon, por pas ndarjes u shpreh se është nxituar.

    Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të bardhë në shtëpi, duke i dhënë të gjithë banorëve një lojë të re, “Sfidë apo e vërtetë”, e cila ka shkaktuar një atmosferë tepër gazmore në shtëpi.

    I pyetur nga Ledjona se kush është ish e dashura e tij e fundit dhe arsyeja e ndarjes, Romeo u përgjigj: Ex-i i fundit dihet kush është. Aleksia dhe shkaku i ndarjes është mospërputhja e karaktereve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit