Ronaldo Sharkës duket se nuk po i del inati pas largimit nga shtëpia nga këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito
Ditë më parë ai kishte pasur një debat publik me Luizin për 5000 euro derisa kishte thënë se Kiara për shkak të Luizit e moderoi emisionin Kepi i VIP-ve.
Luizi ia ktheu atij por tani duket se Ronaldo nuk ndalet së ironizuari me Kiarën, pasi që me Luizin si duket nuk mund të shtyhet në debat.
Por, ai ka zgjedhur që ta sulmojë Kiarën dhe jo Luizin dhe kështu e thotë edhe video e tij që ai ka postuar në Instagram.
Edhe pse nuk e përmend emrin e Kiarës, Ronaldo në njëfarë aludon tek ajo pasi që e përmend ekranin dhe jo muzikën, derisa flet kinse për showbizin shqiptar.