11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronaldo nuk i ndahet Nitës, këtë herë e vë në lojë duke përdorur Elvanën

    Ronaldo Sharka dhe Nita Latifi duket sikur kanë gjëra ende të pasqaruara me njeri-tjetrin që pas rrugëtimit në shtëpinë “Big Brother VIP”.

    E gjitha nisi me nominimin e Nitës ndaj Ronaldos si avantazh i kutisë së Pandorës, për të vazhduar më pas me eleminimin e këtij të fundit për herë të dytë nga gara.

    Kështu, edhe tani me përfundimin e ‘BBVIP’, Ronaldo ka vazhduar të thumbojë këngëtarën, duke filluar që nga komentet në foto të ish-banorëve të tjerë, si dhe në ‘story’ në Instagramin e tij.

    Ndërkohë, së fundmi, gazetari ka publikuar një postim dedikuar Nitës, duke shkëputur copëza nga një prej intervistave të saj në ‘E diell’ ku thotë “Çfarë kam unë më shumë se Elvana (Gjata)”, e bashkangjitur dhe e montuar me reagime të kësaj të fundit.

    “O Nita o pasha, fito Big Brother-in se bëm shaka”- ka shkruar Ronaldo në ‘caption’.

    Ende nuk kuptohet nëse është e gjitha në lojë, apo debati midis dy ish-banorëve vazhdon të mbetet i tensionuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit