14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronaldo nxjerr anën tjetër të Luizit: Ja çfarë më ka thënë kur ka mësuar për babain tim

    Ronaldo Sharka ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”.

    Gjatë bisedës në studio, ish-banori u pyet se nëse do i jepej mundësia që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për 15 minuta e të takonte Luizin, çfarë do i thoshte?

    Gazetari u shpreh se Luizi nuk ka nevojë për informacione nga jashtë, pasi ai tashmë e ka kuptuar popullaritetin që ka.

    “10 drona në ditë janë një tregues i popullaritetit. Dje kishte shkuar edhe një helikopter. Luizi e kupton se si shihet nga jashtë nga banorët e rinj që hynë aty.

    Unë thjesht do e përqafoja. Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulotë kur isha me Zhaklinën.

    Është i pari person që ka mësuar për babain tim. Më ka thënë do të marr në finale, pasi e dinte se ishte një nga dëshirat e babait”.

    Ai tha gjithashtu se në kohën kur ky nuk kishte krevat ku të flinte sepse në shtëpi ishte një banor më shumë, Luizi ishte i vetmi që kur ngrihej në mëngjes, e zgjonte në dhoma e ndenjes dhe i thoshte të shkonte të flinte në shtratin e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit