22.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronaldo Sharka flet për përvojën në ‘BBVA’: Nuk preferova kurrë të viktimizohesha

    Ronaldo Sharka u eliminua për së dyti nga “BBVA”, me vendimin e publikut dhe ka bërë një reagim për të gjithë përvojën brenda shtëpisë:

    “Miq! Kanë kaluar më shumë se 2 ditë nga dalja ime e dytë nga “BBVA”. Herën e parë, kuptova që donit që të qëndroja ende në shtëpi për pozitivitetin, por të jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Këtë herë, kuptova dhe po kuptoj që paskërkam qenë kryefjala e javës së fundit të “BBVA”. Dhe më besoni, ishte vetëm start-i i një loje që do të trazonte komplet ujërat e “BBVA”. Preferova të luaj këtë herë, por sërish pa agresivitet, por (duke e çuar) çdo debat (deri) në fund (dhe) me nota humori, sepse çfarë ndodh në “Big”, mbetet në “Big”, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetëm 10 ditë qëndrim këtë herë, jam i lumtur që kam qenë pranë jush, nëpërmjet ekranit apo celularit. Mund të humbasësh lojën, por me më shumë rëndësi është të mos humbasësh fytyrën e dinjitetin, ndaj për këtë, jam shumë krenar për veten time”.

    Ai vijoi:

    “U futa në atë shtëpi me shpirt të plagosur, për çfarë më kishte ndodhur së fundmi dhe vendosa të jem i fortë që të vazhdoja lojën për pjesën tjetër të familjes sime, sepse tani kanë nevojë për mua më shumë se kurrë dhe nuk preferova kurrë të viktimizohesha që të më mbanit sa më gjatë me votat tuaja në shtëpi, por vendosa të luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha më pak vota dhe u eliminova, unë e them sërish: Jam krenar për “Big Brother-in” tim! Ju falenderoj pafundësisht nga shpirti, ju të gjithë jeni bërë pjesë e jetës sime tashmë, me qindra e mijëra mesazhe, apo çdo ndalesë në çdo cep të Shqipërisë, që më bëni sa herë më shihni. Na e bëni hallall nëse ju kemi mërzitur në ndonjë moment, por unë nuk mundem t’i vendos vetes një maskë, edhe pse ndonjëherë, të përdorësh maskë përkthehet në sukses, por jeta është e gjatë. Ronaldo do ju dhurojë të tjera gjëra të bukura. Ju dua. Shihemi në “BBVA 3”, përfundoi ai me humor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit