Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori ka dhënë një intervistë për gazetarin Ronaldo Sharka. Ky i fundit ka tentuar të vendosë në “pozitë” Qorin, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie të Tiranës duke e komentuar për paraqitjen e jashtme.
Arlind Qori ka zgjedhur të përgjigjet me diplomaci duke thënë se këto komente nuk e vendosin në siklet apo në pozitë dhe se koha e tij i kushtohet punës dhe bashkëbisedimeve me qytetarët në terren.
Ronaldo Sharka: Dukeni simpatik.
Arlind Qori: Të falenderoj, s’ma kanë thënë shpesh këtë gjë. Të falenderoj. Çfarë nuk dëgjon njeriu në jetë.
Ronaldo Sharka: Mund të duhet pak punë, por këtë mund ta bëja unë. Nëse fiton zgjedhjet për kryebashkiak i Tiranës. Mendoj se do ishte më mirë pak më shumë stil.
Arlind Qori: Kohë e humbur nga gjëra të tjera. Takimet me njerëzit, studimet.
Ronaldo Sharka: Edhe pedagog, edhe kreu i Lëvizjes Bashkë me të njëjtat atlete edhe në studion e Grida Dumës dhe tek studiot e tjera, edhe këtu. Nuk është tentativë për t’iu vënë në siklet.
Arlind Qori: Nuk jetoj në siklet. Përkundrazi. Them se është kollaj të bësh gol me penallti me veshjen time sepse jam qëllimisht modest.
Ronaldo Sharka: Ka dhe nga ata që e humbin si Rey Manaj por mund ta rifitojmë prap pastaj. Edhe ju gjatë intervistës, nëse tu duk si gol me penallti mund të më bëni gola të tjerë në vazhdim.