21.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ronaldo Sharka, rrëfim prekës: “Në Big Brother m`u rikthyen traumat e bullizimit”

    Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania”, duke zbuluar një anë më të thellë të asaj që ndodhi pas kamerave.

    Në një postim në rrjete sociale, ai kujtoi periudhën e fëmijërisë, duke treguar se për 9 vite ishte përballur me bullizim nga bashkëmoshatarët e tij.

    “Në këtë shkollë qeshnin kur tregoja ëndrrat e mia… ose më saktë, talleshin,” – shkroi ai krah një fotografie nga bankat e shkollës.

    Sipas gazetarit, kjo përvojë e hershme ndikoi edhe në mënyrën se si e përjetoi pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

    “Në atë shtëpi, mu rikthyen traumat e bullizimit. Më bënin të ndihesha i intimiduar. Pas daljes, kam punuar çdo javë me psikoterapistë për t’u shëruar. Sot, bullistat nuk më shqetësojnë më.”

    Ronaldo e përmbylli mesazhin e tij me një apel të ndjerë për kujdesin ndaj shëndetit mendor:

    “Nëse mendoni që keni plagë të pashëruara, gjeni një psikoterapist të mirë dhe punoni me të. Çdo gjë shërohet.”

    Ky rrëfim ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke hapur diskutime të reja mbi bullizimin dhe ndikimin që ai lë në vetëbesimin dhe zhvillimin emocional të individëve, edhe vite më vonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit