0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ronaldo shembull i keq për fëmijët! Është egoist, askush s’e ka më frikë”

    Cristiano Ronaldo vuan kur nuk shënon. Ylli portugez nuk e ka gjetur akoma golin e parë për vitin 2022 dhe po tregohet egoist në fushë me Manchester United. Kritikat ndaj tij janë shtuar.

    Ish-mesfushori i Manchester United (1989-1995), Paul Ince e ka cilësuar një shembull të keq për të rinjtë 37-vjeçarin e “Djajve të Kuq”.

    Ne mendonim se CR7 do të ishte një shembull i mirë për të rinjtë.

    Por nëse në fund të ndeshjes nxiton për t’u futur në dhomat e zhveshjes dhe nuk duartroket tifozët, atëherë shembulli yt është i keq. Pse fëmijët duhet të dëgjojnë një person që sillet në atë mënyrë?

    Cristiano e nisi shumë mirë me United, por tani nuk është më lojtar i rrezikshëm për kundërshtarët dhe ja ku vjen zhgënjimi. Ai është një futbollist egoist: Ronaldo kujdeset vetëm për Ronaldon.

    Nëse nuk shënon, ai nuk është i lumtur. Të gjithë duhet të flasin për Manchester United, por në fund përfundojmë duke folur për Cristiano Ronaldon”, deklaroi Paul Ince, i cili ka veshur edhe fanellat e Interit dhe Liverpoolit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit