Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh që ka qenë shpesh në qendër të komenteve negative për peshën e saj, kengetarja tregoi se ka pesuar nje renie te ndjeshme, duke humbur plot 15 kilogramë.

Në një story të publikuar në Instagram, ajo ndau një foto nga pasqyra e ashensorit, ku kishte shkruar me humor: “-15 killos hajde ciao”.
Duket se kjo eshte nje periudhe mjaft e mire per Ronelen. Këngëtarja ka zbuluar se është në një romancë, duke ndarë disa foto me partnerin, por pa e treguar plotësisht fytyrën e tij