31.5 C
Tirana
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ronela Hajati “thyen” rrjetin, publikon foto me partnerin “misterioz”!

    Ronela Hajati, e cila zbuloi pak javë më parë se ishte në një lidhje dashurie, ka publikuar imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

    Artistja zbuloi për herë të parë portretin e djalit zeshkan që ka në krahë, por pa zbuluar emrin e tij.

    “Profil professional po fotot e zemres aty mundsisht me nje bonus brenda ”, shkroi këngëtarja.

    Kujtojmë që në muajin korrik Ronela Hajati ka habitur ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale ku u shfaq krah mashkullit misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet rreth jetës së saj private.

    Në imazh, Ronela shihej në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah partnerit, të cilit u kujdes të mos i zbulonte portretin.

    Ronela Hajati është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, duke zgjedhur të mbajë larg syrit të publikut marrëdhëniet e saj personale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit