16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ronela Hajati tregon arsyen pse qau para Eurovizionit

    Edhe pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Ronela Hajati. Kjo e fundit ka ngjallur shumë reagime për veshjen e saj, por edhe për situata të ndryshme dhe reagimet e saj.

    Së fundmi, Ronela ka folur për foton e publikuar pak ditë më parë, ku u shfaq duke qarë. Ajo e ka konsideruar si një moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.

    “Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave.

    Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim”, tha Ronela për “Goca dhe Gra”.

    Më tej, e përlotur, Hajati foli edhe për babain e saj të ndjerë.

    “Unë shkoj në varreza, i lutem atij njësoj si zotit, mundohet shumë. Gjithmonë njerëzit që mundohen shumë, një ditë i del për mirë”, u shpreh këngëtarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit