Ronela Hajati dhe Samanta Karavella kanë qenë mikesha të ngushta për një kohë të gjatë, derisa ndanë rrugët e tyre. Ronela, në “Më lër të flas” tregoi se si janë gjërat mes tyre, a ka ndonjë raport dhe se ç’bën kur e merr malli për ish-miken.
“Marrëdhëniet me Samantën s’janë hiç, nuk flasim, jemi zënë”, tha Ronela, duke shtuar se nuk ka pasur tentativa për pajtim, gjithsesi, ajo shtoi: “Unë i uroj më të mirat. Jemi bërë shumë, por nuk bëhemi më”.
Ronela shtoi se kur e merr malli, e sheh virtualisht: “Unë e shoh në mënyrë virtuale, kështu që sa herë më merr malli (e sheh në Instagram).
Tani, le të rikujtojmë ç’ka ndodhur mes gocave:
Në vitin 2015, kudo qarkullonte lajmi se dy vajzat kishin ndërprerë marrëdhëniet shoqërore. Asokohe, e ftuar në “Oktapod”, Ronela bëri hapin e parë:
“Samanta nuk më ka zhgënjyer. Ne s’jemi më shoqe bashkë sepse Samanta është shumë e mirë për mua”, tha ajo.
Më tej, Samanta, në “Pop Culture” u shpreh: “Në lidhje me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. S’më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston më. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”.
Ndërsa Samanta ka pasur edhe një përplasje virtuale me Young Zerka-n. Ai u vendos para pyetjes se cila këngëtare s’e meriton famën që ka dhe qëlloi me bojë foton e Samantës.
Samanta u përgjigj në Instagram: “O Koçi, s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia…” dhe “Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja!!!”
Një javë më vonë, Ronela ishte e ftuar në “Shiko kush luan” dhe u pyet nëse ishte mërzitur nga reagimi i Samantës. Ronela tha: “Çfarë ka ndodhur e quaj budallallëk. S’kam patur kurrë konflikt real me të pandehurën (Samantën). Ideja është që unë kurrë s’kam folur për këtë temë. Nëse më ka përmendur s’di ç’të them. Reagimi s’më mërziti fare. Nuk jemi sharë kurrë dhe s’e di farë çfarë ndodhi. Ajo thjesht iku!”- u shpreh këngëtarja.