9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Roza Lati flet për abortin: Nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë

    Roza Lati ka rrëfyer me banorët për një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vitin që la pas. Ajo tregoi se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.

    “Unë zgjedh familjen, zgjedh Vitin e Ri me familjen… nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë, jam rritur vetëm nga nëna. Për një fëmijë figura e babait nuk zëvendësohet kurrë”, rrëfeu Roza.

    “Mami më ka qëndruar afër gjithmonë. Ajo është shoqja ime e ngushtë, por pasi unë e kisha marrë vendimin, sepse ajo mezi pret që unë ta bëj një bebe. Edhe unë, por dua më shumë se kaq, dua familjen. Pasi e mora vendimin, kalova një moment të keq me veten, kam rrahur veten time. Mora një shoqe në telefon dhe i thashë eja se jam keq, por më tha nuk vij dot se më dhëmb dhëmballa, por ma tha a e more rrogën. Se i kisha premtuar që do i jepja ca lekë. Dhe thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë. Rita e di çfarë kam kaluar. Pas rrëfimit që bëra me banorët, të nesërmen me erdhi një dron nga mami… ‘të kam zemër’”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit