10.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rrëfehet “petalja e trëndafilit socialist”: Sulmet në rrjet më kanë motivuar të eci përpara…

    Dasho Veizaj u bë i njohur për një fjalim të shkurtër në Kongresin e Partisë Socialiste, ku i referohej të rinjve si “petalet më të bukura të trëndafilit socialist”. Por kush është djali pas kësaj fraze që u bë virale në rrjetet sociale?

    I ftuar në emisionin Dekalog, Dasho rrëfeu se motivimi i tij për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë vjen nga dëshira për të përfaqësuar zërin e të rinjve në Shqipëri:

    “Këshilli Kombëtar i Rinisë është mundësia më e mirë që unë ta përcjell zërin e çdo bashkëmoshatarit tim dhe të çdo të riu në Shqipëri, te ky organ këshillimor, për t’u dëgjuar sa më lart të jetë e mundur.”

    Pavarësisht sulmeve në rrjetet sociale, ai nuk u tërhoq:

    “Në politikë, nëse nuk sulmohesh, do të thotë që nuk po bën asgjë. Kjo më ka motivuar të eci përpara.”

    Dasho, 19 vjeç, tregon se është i angazhuar çdo ditë me të rinjtë dhe se e sheh rolin e tij si mundësi për të ndikuar pozitivisht:

    “Për të thënë të vërtetën, përgjegjësia fillon në momentin që ndalemi dhe mendojmë: pse të ankohem, kur mund të përfshihem dhe të bëj vetë më mirë?”

    Ai gjithashtu foli për bindjet e tij politike, duke shpjeguar pse ka zgjedhur Partinë Socialiste:

    “Jam liberal i majtë në bindjet e mia. Besoj që liria pa barazi është luks dhe nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse e gjej veten tek Partia Socialiste.”

    Përveç politikës, Dasho është student i drejtësisë në Universitetin Evropian të Tiranës dhe arbitër futbolli në kategorinë e dytë, duke treguar se aktiviteti dhe angazhimi i tij shtrihet në fusha të ndryshme të jetës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit