26.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Rrëfimi i Gjergj Lucës për jetën, pasurinë dhe boshllëkun që lë ‘pangopësia’: Atdheut nuk i duhen vetëm të pasurit, por edhe njerëz të lumtur

    Biznesmeni Gjergj Luca kësaj radhe vjen me një rrëfim ndryshe për veten, jetën, punën, ëndrrat e parealizuara dhe mbi të gjitha mbi shoqërinë shqiptare që, sipas tij, shpesh ndjek modelet e gabuara. Ai flet për pangopësinë me lekë e prona, por edhe për boshllëkun shpirtëror që lë pasuria kur mungon pasioni dhe përkushtimi.

    “Një rrëfim për pangopësinë me lekë e me prona por që zbrazja e trurit dhe e shpirtit ua le bosh jetën bosh. Atdheu nuk ka nevojë vetëm për njerëz të pasur, atdheu ka nevojë edhe për njerëz të lumtur”, shkruan Luca.

    Duke reflektuar mbi vetveten dhe mbi të tjerët, Luca thotë se pas moshës 60-vjeçare ka nisur të analizojë jo vetëm jetën e tij, por edhe drejtimin që ka marrë vendi. “Si ka mundësi që mundohemi të marrim gjithmonë modelet më të shtrembërta?”, pyet Luca.

    Luca kritikon mungesën e një strategjie të qartë për turizmin, që sipas tij po lë në dorë të “gobshave” zonat më të mira të bregdetit shqiptar.

    Më poshtë rrëfimi i plotë i Gjergj Lucës:

    Dikur rrija në det, tani rri në tenda dhe pushime ato pak ditë që kemi, rrimë e meditojmë. Kur kalon të 60 dhe fillon merr veten në analizë, me thënë të drejtën merr në analizë edhe tjerët. Ajo që më dhemb shpirti, ore si ne nuk marrim në këtë jetë modelet më të mira. Si ka mundësi që mundohemi të marrim gjithmonë modelet më të shtrembërta. Si ka mundësi që nuk kuptojmë se jeta është shumë e shkurtër dhe njeriu duhet të bëjë mirë një punë. Dhe atë punë, atë ëndërr të mundohet ta çojë deri në fund.

    Shoh te vetja ime kur marr në analizë, dhe them, o Luc, sa pika ke akoma të parealizuar tek ëndrra jote, që nga gjuetia, transformimi i produkteve të detit, distribucionet e restoranteve e lokaleve, që ti do të dalësh në botë, të bësh brand internacional që kur të ikësh nga kjo jetë ata që do vijën mbrapa të mburren me ty që ke lënë diçka, shoh këta kolegët e mi, si ka mundësi që janë kaq gobësa. Faji i gjithë atij turizmi, që nuk ka një politikë të qartë se çfarë do bëhet me këtë vend. Është faji i këtyre gobshave që mundohen dhe mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë mirë në këtë jetë. U ka ecur sepse këta gobshat bëjnë qendrat komerciale, blloqet e shtëpive luksoze, blloqet e fshatrave turistike në breg të detit që i shesin dhe nuk ngrenë brande, bëjnë rrugët. Bëjnë çdo gjë dhe u duket vetja shumë të zotë, dhe me thënë të drejtën asnjë punë nuk e betisin deri në fund kjo historia e turizmit që nuk ka asnjë strategji të saktë, duke u futur këta njerëz duke marrë vendet më të mira, pjesën më të mirë bregdetit, duke pasur kurajo duke na hyrë edhe në punën tonë, tek portet.

    Çfarë janë këta njerëz, këta gobsha që duan çdo gjë. Sa do rrojnë këta dhe si ka mundësi që asnjë lloj pune nuk u jep kënaqësi. Bëjnë pallate 30 kate dhe nuk futen asnjëherë ta shohin, bëjnë një bllok në breg të detit dhe nuk futen kurrë për të parë si kalon rruga, bëjnë një hotel dhe nuk shohin kush shërben dhe is shërben dhe si gatuhet, por vetëm bëjnë, bëjnë. Nuk ka një strategji të qartë, ky vend që është kaq mikpritës, që ka kaq shumë traditë bukuri, si ka mundësi mos të ketë një strategji kombëtare, gjithë ai bregdet. E shkatërrojnë këta njerëz me gobshllikun e tyre që duan të hanë çdo gjë. Dhe mua më thonë Lucë përse nuk futesh të bësh hotele në breg të detit dhe u kujtoj një shprehje të Shekspir, rrobaqepës rri te gërshërët. Pra, njeriu duhet të rrijë tek ajo punë që bën dhe duhet të marrë satisfaksionin brenda asaj pune që e prek me dorë dhe duhet të ndërtojë në jetë e vet, një brenda një emër që të mbahet mend, për të marrë kënaqësinë e kësaj jete. Këta njerëz lindin dhe kënaqësia e tyre është për të numëruar lekët, për të thënë jeni shumë të pasur dhe vdesin të pakënaqur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit