Në një rrëfim të sinqertë, Kastro Zizo, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, preku së fundi edhe një pjesë të vështirë të jetës personale, abuzimin me alkoolin. I ftuar në “Ditë pas Dite”, ai tha se një natë, kur kishte rrezikuar vdekjen, ishte bindur se duhet të hiqte dorë nga ky ves.
Ai u shpreh se për hir të familjes, partneres dhe fëmijëve të tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit dhe për t’i dhënë vetes një shans të dytë.
“Momenti ku vendosa që të heq dorë ishte kur pashë se marrëdhëniet sociale me partneren time, shokët, fëmijët e mi, ishin drejt një rrënimi.
Gjithë abuzimi sigurisht që ka kosto. Por ishte një natë që pata luhatje të forta tensioni, isha pranë vdekjes. Isha me babanë në urgjencë dhe thashë që për të mirën e të tjerëve dhe timen, për fëmijët e mi kryesisht sepse vija nga një ambient që rrethohem me shumë dashuri,”- tha Kastro.