21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rrëfimi tronditës i banores së ‘BBVK’: “Kam frikë se ish-bashkëshorti mund të m’i marrë fëmijët”

    Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ish-Miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi i ka prekur të gjithë me rrëfimin e saj emocional mbi frikën që ka për fëmijët e saj. Mes lotësh, ajo foli hapur për shqetësimet që ka ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke treguar se ai po përpiqet të përdorë fëmijët si mjet hakmarrjeje ndaj saj. Ajo në një klip ka treguar për frikën që ka për kohën që do të jetë brenda këtij formati.

    Gjatë spektaklit ajo u shpreh:

    “Siç i thashë Vullnetit, nuk ka pasur tentativë për t’i marrë fëmijët, madje nuk i ka takuar me javë të tëra. Në momentin që jam kthyer në Kosovë ka pasur tentativa për të m’i marrë fëmijët. Kur flitet për fëmijët gjithmonë më kap një farë paniku. E di që duhet të shkojë te fëmijët e vet…si nënë që jam është gjithmonë ajo frika”.

    E prekur, ajo e ndau me publikun edhe barrën emocionale që ka duke qenë larg fëmijëve, duke theksuar se asgjë nuk e rëndon më shumë se mendimi se ata mund të përdoren si mjet për të përmbushur qëllimet e ish-bashkëshortit.

    Kjo nuk është hera e parë që Drenusha Latifi ndan historitë e vështira të jetës së saj. Më parë, ajo ka rrëfyer për dhunën fizike që kishte përjetuar gjatë martesës së saj. Fotografitë e dhunës, të publikuara në një intervistë televizive, tronditën publikun, duke shfaqur pamje të dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti, Atilla Kardesh.

    Drenusha tregoi se disa nga këto fotografi ishin bërë gjatë pushimeve në Sarandë, një ditë përpara ditëlindjes së vajzës së tyre, kur ajo ishte dhunuar rëndë. Një tjetër incident ishte kur ish-partneri i saj kishte tentuar të merrte një kredi në emrin e saj dhe pasi dështoi, e kishte shprehur zemërimin mbi të me dhunë. Tani ajo është e përqendruar te fëmijët e saj, Ynwan dhe Zaku, duke shpresuar për një të ardhme më të qetë për ta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit