Incidenti i frikshëm i Xhonatan Islamit, i cili po bëntë fushatë për kandidatin e PS, Vullnet Sinaj në Himarë ka tronditu qytetarë dhe fëmijët në zonën e plazhit si dhe qytetarët në rrjetet sociale.
Për këtë arsye, policia ka proceduar penalisht Xhonatan Islamin për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”.
Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar pas sporteve ekstreme, u rrëzua gjatë një hedhjeje me parashutë, vetëm pak minuta para se të niste një spektakël me fishekzjarre në qytet.
Pas një takimi që deputeti socialist Vullnet Sinaj pati me mbështetësit e tij në këtë zonë, shtabi i tij elektoral kërkoi që të jepej dhe një shfaqje me parashutë.
Por, fatkeqësisht jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve! Në parashutën që mbante emrin e deputetit Vullnet Sinaj, Islami pësoi një defekt në anën e majtë të motorit, duke rënë në plazhin e Potamit ku dhe kishte me qindra fëmijët duke luajtur.
Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk pati fëmijë të lënduar, si dhe vetë parashutisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.