Tre persona të humbur në fshatin Leshicë të Përmetit, janë zhdukur e për herë të fundit janë parë duke kaluar nga një rrugë që përshkon buzën e lumit të Vjosës.
Për herë të fundit, një kamerë arriti të fiksonte Agron Çumanin, i cili i qetë po ecte e ndërsa në duar po mbante një thes. Kjo daton më 4 nëntor, e që prej asaj dite 66-vjeçari ka humbur çdo kontakt me familjen.
Familjarët kanë nisur nga kërkimet deri në kufi me Greqinë, por asnjë shenjë e vetme prej tij nuk është parë.
Ajo që e bën ngjarjen më misterioze, janë deklaratat e banorëve të zonës, të cilët tregojë e për dy persona të tjerë të zhdukur në fshat, të cilët pasi kanë kaluar nga ajo rrugë, nuk janë parë më.
Ndër të tjera, ata përjashtojnë çdo mundësi që ndonjëri prej tyre të jetë mbytur në lumin Vjosa pasi asnjë trup nuk është gjetur deri më tani nga kërkimet.



