30.5 C
Tirana
E hënë, 21 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza

    Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, , dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë.

    “Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm, i cili firmosi menjëherë vendimin për të më larguar nga puna si shef i kameramanëve dhe, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe gazetaren që e kishte shoqëruar kameramanin”, kujton Peza.

    Dy vite më vonë, një gjykatë i ka dhënë atij të drejtë dhe ka urdhëruar RTSH-në t’i paguajë Pezës pagën për dy vite si dhe shpenzimet ligjore.

    Ai nuk është i vetmi.

    Rreth 150 persona u larguan nga RTSH-ja pas emërimit të Alfred Pezës ç(pa lidhje familjare me Ogert Pezën) si Drejtor i Përgjithshëm në vitin 2023.

     ishte një deputet i Partisë Socialiste në pushtet dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Mediat deri në shtator të vitit 2021; emërimi i tij ngjalli shqetësime për pavarësinë editoriale të transmetuesit publik.

    BIRN ka folur deri tani me gjashtë ish-punonjës që e kanë fituar çështjen gjyqësore për pushim të padrejtë nga puna në gjykatat shqiptare, duke vënë në vështirësi financat e televizionit për shkak të vendimeve për dëmshpërblim që po shtohen.

    Megjithatë, Alfred Peza, i cili u largua nga detyra në shtator të vitit të kaluar pa dhënë ndonjë arsye, nuk ka paguar asnjë çmim.

    “Ish-Drejtori i Përgjithshëm dhe ish-anëtarët e Këshillit Drejtues nuk janë mbajtur ende përgjegjës për dëmin e madh që i është shkaktuar buxhetit të RTSH-së dhe për pasojë edhe buxhetit të shtetit”, tha , kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

    “Është detyrë e drejtuesve aktualë të institucionit që të referojnë në prokurori çdo provë të shkeljeve të kryera para se ata të merrnin detyrën”, tha Myzyraj për BIRN. Duke kërkuar një auditim shtetëror të transmetuesit, ai shtoi: “Nëse nuk ka përgjegjësi penale, atëherë çdo zyrtar i RTSH-së do të ndjekë aktivitete të paligjshme duke ditur se nuk do të ketë pasoja.”

    Alfred Peza nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

    Borxhe dhe prishje të reputacionit

    Më 9 korrik, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, u tha organizatave të medias se çështjet gjyqësore për pushimet e padrejta nga puna kanë kushtuar deri tani rreth 118 milionë lekë, ose 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit.

    RTSH-ja tashmë është në borxhe të mëdha, në masën e rreth gjashtë milionë eurove, sipas nënkryetarit të Këshillit Drejtues, .

    Por , e cila u shkarkua gjatë drejtimit të Alfred Pezës dhe u rikthye pas dorëheqjes së tij, tha se nuk është vetëm çështje dëmi financiar.

    “Shumë prej nesh u shkarkuam ndërkohë që ishim me leje pushimi ose kur kishim dorëzuar një raport mjekësor”, tha Hamzallari.

    “Përveç dëmit financiar që është shkaktuar, pasi gjykatat po vendosin në favor të gazetarëve, ka edhe dëme të tjera në aspektin e imazhit, reputacionit dhe menaxhimit të brendshëm të institucionit”, tha ajo për BIRN.

    “Ligji duhet të përshtatet dhe personat që e shkelin atë duhet të mbajnë përgjegjësi personale për dëmin financiar.”

    Në prill, gazetarja  u zgjodh për të zëvendësuar Alfred Pezën si Drejtore e Përgjithshme.

    Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga socialistët, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga bordi.

    BIRN kërkoi një intervistë me Vasilin, por nuk mori përgjigje.

    Megjithatë, në të njëjtin takim me organizatat mediatike më 9 korrik, Vasili tha: “Stafi i RTSH-së duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, me kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë, RTSH-ja duhet të rikthehet në rolin e tij historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit