19.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfundojnë në gjyq

    U duk sikur gjithçka shkonte mirë e bukur, por Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfundojnë në gjyq.

    Prej muajsh, rrjetet sociale janë kthyer në një arenë akuzash e ofendimesh mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksander Varfaj.

    Ky i fundit ka thënë se prej një viti nuk ka takuar të bijën dhe për këtë akuzat bien drejëpërdrejt mbi ish-bashkëshorten e tij, Rudina Dembacaj.

    Por çështja nuk mbetet vetëm në kuadër të rrjetve sociale.

    AlbEu.com bën me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.

    Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.

    Kujtojmë se pas divorcit, marrëdhënia e Rudinës dhe Aleksit ishte mjaft e mirë. Të dy pranonin se për hirë të vajzës së tyre, Viktorias do të ruanin raporte të mira, e madje ish çifti kalonin edhe fundjava bashkë.

    Por nuk dihet çfarë ndodhi me vitet dhe duket se dyshja janë kthyer në “armiq”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit