25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rudina Hajdari e bindur: Nuk ka shanse që PS të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, do i shkatërrojmë socialistët

    Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se mundësitë që Partia Socialiste të fitojë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm janë të pakta, për shkak të pakënaqësisë së madhe qytetare ndaj qeverisjes.

    Ndër të tjera ajo paralajmëroi se kemi para një “dimër të egër politik”.

    “Nuk mendoj se PS ka shumë shanse. Në këto kushte ku jemi sot, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, duke marrë parasysh protestat e ndryshme që qytetarët po vetëorganizohen, kemi shumë probleme social ekonomike, që po e bën akoma më të vështirë, edhe për ata që marrin rroga.

    Kur të vijnë zgjedhjet lokale asnjë qytetar nuk ka për t’i harruar këto. Unë mendoj që do të kemi një dimër shumë të egër përpara dhe zgjedhjet lokale do të jenë në pranverë.

    Prandaj nuk mendoj Partia Socialiste është shumë e rehatuar në këto momente, besoj shumë fort që ata e ndjejnë rrezikun dhe Partia Demokratike duhet ta kapë këtë shans dhe jo vetëm të organizohet për zgjedhjet lokale, por duhet të mbështesë të gjithë qytetarët, duke dalë në protesta, si një lloj mekanizmi për të qenë streha e tyre, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur”,  u shpreh Rudina Hajdari

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit