3.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Rudina Xhunga: Burrat që dhunojnë gratë, të sëmurë mendorë!

    Gazetarja Rudina Xhunga thotë se është e nevojshme të ndryshohet narrativa në fushatat e dhunës ndaj grave.

    Xhunga tha se në sloganet e këtyre fushatave nuk duhet të jetë më gruaja e dhunuar që trajtohet si e dobët, por burrat dhunues të cilët kanë një problem të shëndetit mendor.

    “Një pjesë e burrave që dhunojnë gratë kanë probleme të shëndetit mendor. Edhe pse ata nuk e pranojnë. Burrat mendojnë se janë burra dhe kanë të drejtë të dhunojë.

    Po kështu unë mendoj që edhe fushatat e dhunës ndaj grave duhet të ndryshojnë. Në këto fushata, të mbrojmë gruan është slogani që e sheh kudo. Ajo trajtohet si grua e dobët dhe e mjerë.

    Për mua kjo është e gabuar. Më e drejtë do të ishte të ndihmojmë burrat që nuk janë mirë mendërisht. Se kush rreh gruan, është i sëmurë dhe duhet të marrë trajtim për gjendjen e tij mendore, që të mos përfundojë në vrasës. Ndaj narrativa e dhunës ndaj grave duhet ndryshuar”, u shpreh Xhunga në emisionin Shqip.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit