Kanë kaluar gati 2 muaj që kur dyshja Ryan Reynolds dhe Blake Lively njoftuan se ishin në pritje të bebit numër 4.
Duke marrë parasysh faktin se ata tashmë kanë 3 vajza, nuk do ishte çudi nëse do dëshironin që fëmija i katërt të ishte djalë. Megjithatë, Ryan Reynolds nuk mendon aspak kështu.
Ndonëse ata nuk e dinë ende gjininë e fëmijës së ardhshëm, sepse duan të presin deri në ditën e tij të lindjes për ta zbuluar (ashtu siç ka ndodhur me fëmijët e tjerë), aktori padyshim që do dëshironte të ishte përsëri një vajzë.
“Jam baba i 3 vajzave dhe them se tani i njoh mirë, prandaj po shpresoj disi që të jetë vajzë”, është shprehur Reynolds.
Nga 3 vëllezërit e tij, aktori është më i vogli, prandaj e di mirë kaosin që djemtë mund të shkaktojnë në shtëpi.
“Unë vij nga një familje vetëm me djem, prandaj flas nga përvoja. Isha më i vogli nga të katërt dhe ne ishim gjatë gjithë kohës duke ‘i vënë zjarrin’ shtëpisë.”
Megjithatë, ai dhe Lively janë gati për çfarëdo që të ndodhë.