Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari pak javë më parë humbi njeriun e shtrenjtë të jetës së saj, nënën.
Ajo është treguar e rezervuar në lidhje me këtë humbje, por së fundmi teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim në Instagram ka zgjedhur që t’i përgjigjet një ndjekëseje, e cila e pyet, “Më fal që po pyes… sa mendon se do i mbash të zezat. Unë nuk e di se sa për babin”.
“Si fillim ngushëllimet e mia për humbjen e babait! Nuk ka humbje më të madhe për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ringritur dhe më e guximshme.
Sa për veshjet, unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, ka shkruar Fjoralba.