Ëndërroni të shpërnguleni jashtë vendit? Sigurisht, nuk jeni të vetmit. Megjithatë, sa para do të vlente puna juaj në një shtet tjetër?
Për këtë ju vjen në ndihmë një databazë e re e pagave. Platforma, e krijuar nga kompania e sigurimeve William Russell, tregon se si ndryshojnë pagat mesatare në të 38 vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Firma përdori të dhënat nga Glassdoor për të gjetur pagën mesatare në çdo vend të OECD-së për 36 role të ndryshme pune dhe më pas i konvertoi këto paga në dollarë amerikanë dhe paund britanik.
Platforma liston pagat për një gamë të gjerë profesionesh, duke përfshirë infermierët, mjekët, banakierët, dizajnerët grafikë, kontabilistët etj (megjithëse të dhënat nuk janë të disponueshme për çdo punë në çdo vend).
Sigurisht, pagat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve, por gjithashtu ndryshon edhe kostoja e jetesës. Zvicra dhe Danimarka mund të paguajnë paga shumë të larta, por të dyja vendet janë gjithashtu ndër 10 shtetet më të shtrenjta për të jetuar, bazuar në indeksin e kostos së jetesës të OECD.
Zvicra, Islanda, Norvegjia, Izraeli dhe Australia janë 5 vendet kryesore me koston më të lartë të jetesës. Ndërkohë Turqia, Kolumbia, Meksika, Polonia dhe Hungaria renditen si më të përballueshmet.
Për të parë pagën tuaj në vende të ndryshme, klikoni këtu.