16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sa para kot keni shpenzuar? 8 ‘hile’ që përdorin dyqanet/supermarketet për t’ju joshur

    Marketingu është një botë pafund që të tërheq pas vetes pa e kuptuar! Ekspertët e kësaj fushe mund të përdorin çdo lloj “hileje” (brenda rregullave) për ta shitur sa më shpejt produktin ose shërbimin që ofrojnë. Eshtë detyra juaj të mos bini pre e blerjeve implsive e të mos shpenzoni atëherë kur është e panevojshme.

    Zëkonisht ne e lëmë veten të biem “në kurthet” e tyre, por lajmi i mirë është se mund t’ja dilni të kurseni nëse mësoni ca nga hilet bazë që përdorin dyqanet apo qëndrat tregtare për të tërhequr sa më shumë klientë.  Ç’duhet të keni parasysh ju?

    1. Mos beso kurrë sesi dukesh në dhomën e provës

    Ka gjasa që filtrat e pasqyrave të vendosura atje t’ju tregojnë ndryshe ç’jeni vërtetë. Ka pasqyra që mund t’ju tregojnë disa kilogram më pak për t’ju mbushur mendjen që çfarë keni provuar duket perfekt.

    2. Shmangeni masën mesatare të pijeve

    Mos u gënjeni nga çmimi i medium-size vetëm sepse të mëdhatë janë shumë të mëdha kurse të voglat shumë të vogla. Duhet të dini që sasia mesatare është thuajse në masën e të madhes dhe po aq e shtrenjtë sa ajo. Eshtë thjesht një hile e marketingut që punon me psikologjinë tuaj, duke u siguruar që do të zgjidhni masën e mesme.

    3. Reklamat na bëjnë të përdorim më shumë pastë dhëmbësh nga ç’duhet

    Sepse duan të harxhohet më shpejt dhe po aq shpejt të blejmë të radhës.

    4. Uljet janë shumë rrallë ide e mirë

    Në fakt ka dy mundësi: ose ka patur çmim shumë më të lartë nga ç’meritonte ose është cilësi e dobët. Për të mos rënë pre e uljeve, pyete veten nëse do ta kishe blerë me çmimin e saj real. Nëse përgjigja është jo, ktheje aty ku e more.

    5. Mbyllni sytë para trendeve

    Kujtoni që janë për një periudhë të shkurtër kohe dhe ju limitojnë! Nga ana tjetër, gjërat klasike nuk vdesin kurrë dhe për to ja vlen çdo qindarkë.

    6. Mos bini pre e iluzionit të “minutës së fundit”

    Njerëzit kanë tendencën t’i kapin gjërat sidomos kur janë të limituara apo për pak kohë. Një biletë avioni për 50 dollarë dhe kanë mbetur vetëm dy? Mos e bli nëse s’është momenti. Do të gjesh një ofertë edhe më të mirë më vonë.

    7. Mos i besoni aromave të dyqaneve

    Ajo aroma e mrekullueshme e ëmbëlsirave, ushqimeve, etj, etj jo gjithmonë vjen prej sobave. Supermarketet apo furrat e bukës çlirojnë disa aroma për t’ju tërhequr vëmendjen dhe për t’ju bërë të blini edhe nëse s’e kishit në plan. “Marketingu i aromave” ekziston dhe është më shumë se interesant si strategji!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit