23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sabiani “xheloz” për të bijën: Kur të vdes unë do dalësh me djem

    Vajza e këngëtarit Sabian Medini, i njohur ndryshe si Sabiani, Keisi Medini, njihet për foto e saj seksi në rrjetet sociale, duke u shfaqur shpesh provokuese.

    Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungonë as postimet me babin e saj, me të cilin ka një raport shumë të mirë.

    Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin.

    Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi e pyet se ku do ta lejojë “të dalë në takim me djem.”

    “Më thoni, kur do të më lejoni të dal në takim me djem?”- pyet Keisi gjatë videos.

    “Kur të kem vdekur unë, plus tre ditë që të sigurohesh se kam vdekur”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.

    “Vajza e babit”– shkruan Keisi krahas videos duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit